Privati u rrëmben plazhin publik pensionistëve në Vlorë

Date:

- Advertisement -

Pensionistët në Vlorë duhet të paguajnë shezlonget për të bërë plazh, ose ndryshe këtë sezon do të mjaftohen me ujin e dushit. Dhjetra të moshuar kanë denoncuar privatizimin e një pjesë të plazhit publik në Vlorë, i quajtur “Shkëmbi i Doktorit”. Ata thonë se ndër vite hapësira publike në bregdet është zaptuar, teksa arritën në ditën që për ta nuk ka mbetur asnjë pëllëmbë rërë e lirë.

Banorët akuzojnë kryebashkiakun Dritan Leli se ka dhënë për shfrytëzim hapësirën publike që përdorej nga pensionistët. Sipas tyre privatizimi është bërë në një pikë të pastër plazhi, pasi zonat e tjera janë të ndotura. Pensionistët thonë se çdo ditë po abuzohet me pronën publike dhe se ndihet në zhgjënjer nga politika.

“Skandali më i madh që bëhet me këtë popull, që i marrin atë plazhin aty. Lahen njerëzit, pensionistët, ka qenë gjithë kohën publik. Si ka mundësi? Ku do lahemi? Vetëm të pasurit do të jetojnë në këtë vend? Jemi vlonjatë, po na marrin plazhin më të pastër. është padrejtësi e madhe” – tha një i moshuar.
Ministria e Turizmit njoftoi se këtë vit, qytetarët do të kenë 30% plazh publik, nga 20% e hapësirës që ishte një vit më parë. Mirëpo në terren shifrat nuk pinë ujë pasi qytetarët kanë nisur ankesat se plazhi publik po zaptohet nga privatët.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...