“Pse më sheh gruan”, 30-vjeçari qëlloi të riun pasi i ngacmoi të dashurën në lokal

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në plazhin e Tales, Lezhë.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 30-vjeçari Leonard Lucaj ka qenë në lokal, së bashku me partneren e tij, kur 27-vjeçari Alfred Marku e ka ngacmuar.

Pas konfliktit verbal i cili nisi me fjalët “Pse më sheh gruan?”, Lucaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Markut.

Pasi ka qëlluar me armë 27-vjeçarin, Lucaj dhe e dashura e tij janë larguar nga lokali në drejtim të autostradës. Ndërkohë Alfred Marku, banues në Zejman ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi Alfred Marku, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related