“Pse ndahen të rriturit? Pedagogia Nora Malaj i përgjigjet mbesës Solei

Date:

- Advertisement -

Në “Vila 24” moderuar nga Anila Çela, në një “intervistë” të improvizuar nga mbesa e saj, Solei, pedagogia dhe aktivistja Nora Malaj u ka dhënë përgjigje pyetjeve që prekin realitetin sot.

Sa u përket arsyeve të divorcit, Malaj thotë se ai ndodh kur dy persona që njihen janë dy njerëz të ndryshëm, e për të jetuar bashkë duhet të jenë të kujdesshëm, të durojnë njëri-tjetrin, madje edhe kur mërziten.

“Ndodh që nuk ngjajnë si natyrë dhe për të mos e kthyer shtëpinë në shesh beteje, vendosin të ndahen edhe pse ndarja është e dhimbshme”.
Malaj thotë se prindërit pas divorcit nuk duhet t’i nxisin fëmijët kundër tyre. Në bashkëbisëdim me mbesën e saj, Malaj tha se partnerët nuk duhet të përdorin fjalë të rënda, të mos krijojnë situata që nesër do u kthehen në dhimbje shumë të madhe.

Më tej ajo këshillon prindërit që kur sjellin në jetë fëmijët e tyre, duhet të mendojnë edhe për jetën e të vegjëlve. “Kur një marrëdhenie nuk funksion, më mirë të ndahen”-thotë Malaj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related