VIDEO/ Punonjësi i Bashkisë Tiranë pazar me vendet e punës: Merr 1 milion lekë ryshfet për roje shkolle dhe 1.5 milion

Date:

- Advertisement -

Emisioni investigativ “STOP” ka transmetuar mbrëmjen e kësaj të marte dy raste të marrjes së ryshfetit nga një punonjës i Bashkisë së Tiranës, për dy vende të ndryshme pune. Shtetasi Erjon Buçuku është faktuar me zë dhe figurë duke marrë 2.5 milionë lekë të vjetra për dy vende pune.

Në rastin e parë, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë premton dhe merr në këmbim 1 milionë lekë të vjetra për një vend pune si roje shkolle.

VIDEO/ Punonjësi i bashkisë merr një milionë lekë për punë si roje shkolle

Agjenti i infiltruar i emisionit i kërkon punë Erjon Buçujut dhe ky i fundit i thotë se në atë moment vetëm puna si roje shkolle ishte e disponueshme, në shkollën 9 vjeçare “Ardian Klosi”, në fund të rrugës “5 Maji”. Personi pranon dhe jep paratë, përkatësisht 1 milionë lekë të vjetra.

Qytetari: Unë i mora këto (lekët). T’i jap tani, apo më vonë? Kur do…?

Erjon Buçuku: Jo do m’i japësh tani, që do të kryejë procedurën, të gjitha!

Qytetari: Ok! Po t’i jap tani! Sa janë? S’i mbaj mend tani, o vlla. Hë mbylle derën!

Erjon Buçuku: Jo, se s’e mbyll dot, se…

Qytetari: 1,

Erjon Buçuku: Vetëm jepi çikë shpejt, që..!

Qytetari: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10! (1 milionë lekë)

Erjon Buçuku: Ok! Ok! Shko merr kartën e identitetit edhe hajde, që të bëj procedurën! Ku je ti? Ti e ke këtu, e ke.

Ndërkohë, në një rast të dytë punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë telefonon përsëri agjentin e infiltruar dhe i flet për një ofertë të re. Erjon Buçuku i tregon se ishte hapur një vend i ri pune për sanitare, tek shkolla “Mihal Grameno”.

Këtë herë për këtë vend pune duheshin paguar 1.5 milionë lekë të vjetra, duke qenë se rroga e sanitares ishte më e lartë se ajo e rojes. Në këtë investigim angazhohet një qytetare e infiltruar, e cila bisedon kushtet e punës dhe pagesën e kërkuar nga punonjësi i Bashkisë Tiranë.

Qytetarja: Tashi, unë si punë, e dua. Gxxx më pat thënë edhe për pjesën e lekëve, diku nëse s’gaboj, 1 milionë e gjysmë. 1 milionë e gjysmë!

Erjon Buçuku: Po! Gjërat mbyllen në fillim dhe mbyllet aty. Mbyllet çdo gjë, që edhe ti edhe ne, me një fjalë, të bëjmë ato procedurat, që mund të duhen! Të mbyllim gjërat, siç është për të mbyllur dhe ti pastaj vazhdo punën tënde! Nuk është, se është vetëm një person, janë disa, të cilët mbyllet ai muhabet aty dhe gjithsecili, ti në punën tënde, ata në punën e tyre dhe…

Qytetarja: Domethënë duhen të gjitha në fillim?

Erjon Buçuku: Po!

Erjon Buçuku: Vendet, do fillojnë, do futet 1, futet 2, futet 3, kupton? Dhe ideja është, në qoftë se ti më ndan diçka, që thua ok, është mbyllur ky muhabet. T’i mbyllim gjërat paraprakisht dhe e rezervoj unë dhe e mbaj atë vend. Ti do marrësh urdhrin e emërimit, që emërohesh. Do bësh edhe kontratën, i ke të gjitha. Atëherë për çfarëdo lloj gjëje, që po të them…

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related