Pushimet kthehen në tragjedi për familjen sllovake, vdes në spital 8-vjeçarja që e përplasi makina në Gjirin e Lalzit

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin tonë, ku ka mbetur e vdekur një vajzë e moshës 8-vjeçare nga Sllovakia.

Pushimet e familjes sllovake në vendin tonë, janë kthyer në tragjedi, kur një makinë ka përplasur vajzën e tyre 8-vjeçe, në afërsi të Gjirit të Lalzit.

Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë një 18-vjeçar që drejtonte një “Audi” dhe kishte pak ditë që kishte marrë patentën.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë momentin e rëndë kur nëna sheh fëmijën e saj të shtrirë në rrugë, teksa vë duart në kokë dhe ulëret.

Policia ka konfirmuar vdekjen e 8-vjeçares në spital:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...