Qytetari denoncon agjencinë shqiptare që të ofron punë në Itali: Merr gjysmën e pagës së çdo punëtori

Date:

- Advertisement -

Shpesh herë, qytetarë të ndryshëm na kanë kontaktuar dhe kanë denoncuar agjenci të ndryshme punësimi që i kanë mashtruar. Së fundmi, pranë JOQ, një qytetar ka denoncuar faqen “Punësim Hoteleri Turizëm” që të ofron punë në Itali.

Sipas tij, kjo agjenci është mashtruese pasi marrin gjysmën e pagës së çdo punëtori që punësojnë në Itali. Sipas denoncuesit, kjo agjenci të kërkon 100 euro për person, për një kontratë që nuk firmoset kurrë. Denoncuesi thotë se personat që kërkojnë punë në Itali përmes kësaj agjencie, përballen me mashtrime pasi kjo kompani më shumë trafikon persona që kanë probleme në zonat Shengen.

Sipas qytetarit kushtet e punës që ofron kjo agjenci janë skandaloze, teksa personit që i ofrohet një punë në Itali përmes agjencisë, merr gjysmën e pagës, pasi gjysmën tjetër e merr agjencia. Qytetari tregon rastin e tij, ku është nisur për punë në Sardenjë përmes agjencisë dhe ka përfunduar në Kalabri ku i është marrë 100 euro për Flixbus.

Qytetari:

Doja te denoncoja këtë pseudo agjenci punësimi, është një kompani mashtruese e cila ndërmjetëson punësim ne hoteleri ne Itali, këto agjenci marrin gjysmën e pagës te çdo punëtori qe çojnë. I marrin çdo punëtori 100 euro për kontratën qe nuk do e firmosin kurrë. I çojnë me agjenci turistike te cilën me shume se agjenci janë kompani trafikimi i personave qe janë me probleme ne shengen dhe detyrohen te bëjnë 3 dit rruge deri ne destinacion, ndryshe nga se prezantohen ketu ,kushtet e punes janë skandaloze, flenë neper kabina e neper kapanone 4 veta ne nje dhome te vogel si qeli burgu, kamarieret nuk kane bakshish, se vetem shtrojnë dhe mbledhin tavolina, puna shkon me orare te zgjatura dhe nuk paguhen. Paga ndryshe nga çfarë thone ketu eshte 600 euro sepse 600 euro te tjera ja merr agjensia çdo muaj. Asnjë lloj dokumenti nuk do merrni kur shkoni ne Itali, ju regjistrojnë si student. Asgjë nuk ishte kështu, na nisen për Sardenja, përfunduam ne Kalabri na morën dhe 100 euro te tjera për flixbuss-n deri ne Kalabri.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Çakalli zbret në Tiranë, kapet në shkallët e TKOB (VIDEO)

Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit...

Kjo është 19-vjeçarja që vrau babain me armën e tij të punës

Hygerta Meta është 19-vjeçarja që vrau dhe groposi në...

Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës

Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain...