Qytetari denoncon me foto: “Vodafone të vjedh lirisht dhe më pas të injoron”, kush i mbron shqiptarët…

Date:

- Advertisement -

Vodafone vazhdon ende me rrjepjen e shqiptarëve. Një qytetar i indinjuar ka denoncuar ditën e sotme një vjedhje që sipas tij i është bërë nga operatori telefonik Vodafone. Qytetari shkruan për JOQ se kur paguan me vonesë faturën e ofertës nga kjo kompani, nuk e shlyen përmes kamatës, por duke paguar përditë ndonëse nuk është ofruar shërbimi i duhur.

Qytetari shkruan se ka paguar për një muaj shërbim, por në të vërtetë, ka përfituar për 18 ditë. Sipas tij Vodafone nuk vendos kamatë, por të bën të paguash edhe për ditët kur modemi nuk është funksional. Kjo vjedhje nga kjo kompani ndodh çdo muaj dhe këtë e fakton edhe shtimi çdo ditë i denoncimeve për këtë kompani celulare.

Qytetari:
Vodafon vjedh lirisht e ta mbyllin catin ne fytyr kur u kerkon llogari . Hera e 3 qe pergjigjen si robot e nuk te japin informacion . Dhe te vjedhin dhe te injorojn apo shmangin pergjigjen. Dhe sjam i vetmi , te gjith ata qe paguajn faturen me vones tek vodafone paguajne per dite ku skan patur sherbim fare . Nuk te fusin kamate por te bejne te paguash per dite ku nuk te kane ofruar sherbim fare. Paguan per nje muaj te plot por si sherbim te japin 18 dite . Ne nuk funksionojm si jasht shtetit ku paguajn per muajin e kaluar ne paguajm per muajin e ardhshem . Data e pageses eshte data 24 e cdo muaji nese ti e le dhe nuk e paguan normalisht do ta presin me te drejt ama po ta paguash pas 1 jave apo dy javesh apo edhe 1 dit para dates 24 te muajit te ardhshem prap do ta presin linjen dites tjeter edhe pse kishe linje vec nje dite . Nuk e lene aktive e te te vene kamat . Por te bejne te paguash dhe per ditet qe ikin kot dhe modemi nuk eshte funksional. A nuk quhet vjedhje kjo ?

Kjo eshte fatura ne dat 6 , nga data 24 deri me dat 6 pa internet ne shpi tani do kem internet deri me dat 24. Qe i bie 18 dite abonim e jo sa paguaj un per nje muaj te plot. Kjo ndodh muaj per muaj. Nuk jan shum para por pse te na i mari vodafoni kur shum mir mund ti perdorim per gjera te tjera apo sevap . Dhe besoj se sjam i vetmi qe i ndodh kjo gje./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...