Reagon Megi Pojani pas videos ku tundte të pasmet tek varri i stërgjyshes: Varret nuk lidhen vetëm me kujën e lotët

Date:

- Advertisement -

Moderatorja Megi Pojani ka reaguar në rrjetet sociale për videon e publikuar nga vetë ajo, ku shfaqej duke bërë disa skena të pahijshme tek varri i stërgjyshes së saj. Ajo ka shkuar për ta pastruar, por në një video shfaqej dhe duke tundur të pasmet e saj.

Në reagimin e saj, Megi shkruan se shkon shpesh tek varri i stërgjyshes së saj, ku e lan, i ndez qirinj dhe i vendos lule të freskëta, teksa sipas saj, ajo është mënyra e saj se si e ndërton komunikimin me stërgjyshen që prindërit e saj e kanë dashur fort.

Megi thotë se video është bërë 3 vite më parë dhe se varret nuk lidhen vetëm me kujën e lotët. Më tej ajo shton se ato veprime nuk i ka bërë për t’u tallur, dhe se i kërkon ndjesë kujtdo që mund të jetë fyer nga veprimet e saj.

“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort.

Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja. Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona. Kjo eshte shume intime.

I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur.
Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale.” -shkruan moderatorja.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mund t’i bashkohet Kombëtares, Bayern Munich “mesazh” PUBLIK sulmuesit shqiptar

Dita e sotme është shumë e veçantë për një...

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme...

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...