Rey Manajn e kërkojnë dy klube të La Ligas në Spanjë

Date:

- Advertisement -

Rey Manaj është sulmuesi i tretë pas Mauro Icardit dhe Edin Dzekos që kryesojnë listën e golashënuesve në Superligën e Turqisë. Me 18 gola në kampionat dhe katër në Kupë, Manaj e ka dërguar në 22 numrin e golave këtë sezon me Sivasspor. Për të ka interes nga La Liga, me klube si Getafe dhe Mallorca që e kanë në optikë.

Forma e mirë e lushnjarit të Kombëtares ka bërë që shumë klube të jenë të interesuara për të. Mediet në Turqi flasin për një interes edhe të Galatasaray, me Sivasspor që i ka prerë hovin klubit nga Stambolli duke kërkuar 10 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit.

Galatasaray duket se është stepur nga kjo shumë e kërkuar dhe për momentin ka hequr dorë nga Manaj. Me kontratë deri në verën e 2026, Sivasspor kërkon të marrë sa më shumë të ardhura nga shqiptari në rast të një shitje.

Mediet turke bëjnë me dije se për Manaj ka oferta edhe nga klube të tjera. Ekipet ku sulmuesi mund të transferohet janë Getafe dhe Mallorca në La Liga të Spanjës dhe Al-Tai FC nga Arabia Saudite.

S.DH/Shqiptarja.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...