“Romeo dhe Zhuljeta në versionin ballkanik”! Në Poloni shkruajnë për historinë e Berat Gjimshitit: Prindërit e vajzës nga Serbia ishin kundër në fillim…

Date:

- Advertisement -

Berat Gjimshiti është një krenari e pastër shqiptare. Një lojtar që i ngjiti shkallët hap pas hapi, që kaloi shumë peripeci në karrierën e tij, por duroi, besoi te vetja dhe në sezonin e shkuar, arriti në majën më të lartë.

Një trofe i Europa League i fituar si kapiten i Atalantës, ishte lojtari më i mirë në ndeshjet kundër Liverpul dhe mundi Leverkusenin e pamposhtur dhe njëkohësisht mbërriti si kapiten në Europian me Shqipërinë. Më mirë se kaq, nuk mund të ishte as në ëndrrën më të bukur të Gjimshitin.

Por në mbrëmjen e nesërme, Gjimshiti mund të arijë një tjetër sukses të madh në karrierë. Atalanta do të luajë kundër Real Madrid për Superkupën e Europës dhe padyshim që fitimi i këtij trofeu kundër madrilenëve do të linte një shije mbreslënëse.

Për shkak të kësaj ndeshje, mediat në Poloni kanë gërmuar në jetën e Gjimshitit dhe kanë gjetur aty një histori të pazakontë. “Gjimshiti ka lindur në Zvicër, luan për Shqipërinë, ka një grua nga Serbia, prindërit nga Kosova dhe klubin e jetës e ka gjetur në Itali. Berat Djimsiti kombinon disa botë vërtet të ndryshme dhe vendosi ta lidhë karrierën e tij futbollistike pothuajse përgjithmonë me Bergamon”, shkruan “Ëeszlo”.

Media polake është ndalur te historia e dashurisë së Gjimshitit, që ndryshe e kanë quajtur si “dashuri të ndaluar” apo për më tepër, “Romeo dhe Zhuljeta në versionin ballkanik”. Kjo pasi Gjimshiti është shqiptar dhe gruaja e tij është serbe. Por për kundër të gjitha paragjykimeve dhe sulmeve që ata kishin në fillimet e tyre, dashuria triumfoi në fund. Vërtet interesante është shkrimi i medias polake që raporton se në fillimet e tyre, edhe familja e vajzës nga Serbia ishte kundër lidhjes së saj me një djalë shqiptar.

“Futbollisti shqiptar me bukuroshen serbe. Tashmë lidhja e tyre nuk është më një befasi e madhe, por fillimet nuk ishin të lehta për asnjërin prej tyre. Madje mediat ballkanike nga anët e ndryshme shkruanin për dashurinë e ndaluar dhe familja e modeles e kundërshtoi ashpër lidhjen e saj me shqiptarin për një kohë të gjatë. Si është e mundur kjo? Vëllazërimi me armikun kështu?

Nga njëra anë, Berati dhe Alisa do të donin të ishin model për kombet ndërluftuese. Dëshmi se pajtimi dhe të jetuarit në harmoni janë të mundshme. Nga ana tjetër, ata do të donin të shkëputeshin nga kjo luftë e pafund dhe të jetonin jetën e tyre, pa u ndikuar nga asgjë. Në vitin 2020, kur lindi fëmija i tyre i parë, ata menduan për një kohë të gjatë se si ta quanin, në mënyrë që në të dyja anë, në Serbi dhe në Shqipëri, të mos kishte polemika, por paqe. Në fund, ata vendosën të pagëzojnë pasardhësin e tyre duke i dhënë atij emrin Lion, të cilin thjesht e huazuan nga fjalori anglez.

Sigurisht, e gjitha kjo mori sërish vëmendjen e mediave, kryesisht në Serbi, por nuk pati shumë polemika. Lajmi për lindjen e frutit të kësaj dashurie të ndaluar më parë nuk shkaktoi një ndjesi jo të shëndetshme. Tashmë Gjimshiti dhe Alisa janë në paqe, të lumtur me veten dhe fëmijën e tyre të dytë, një vajzë 1-vjeçare e quajtur Adria”, shkruan media polake. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related