Rrahja e modeles Prenga, reagon Xhuli: Merruni me burrat, jo me vajzat që ata ju tradhtojnë

Date:

- Advertisement -

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 1, Juliana Nura, ndryshe e njohur si Xhuli, së fundmi ka bërë një reagim në llogarinë e saj në Instagram.
Xhuli përçoj një mesazh në lidhje me rastin e fundit të rrahjes së modeles, Klea Prenga, në Shqipëri, një incident që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen pasi dyshohet se Prenga u rrah nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Antonela Berisha, dhe motra e saj. Sipas akuzave, arsyeja e këtij akti ishte se modelja kishte pasur një lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

Ajo ka thënë se faji asnjëherë nuk është te vajza me të cilën burri mund të tradhtojë, ajo mund të jetë beqare dhe të mos e dijë nëse ai është i martuar ose jo.

Ajo tutje ka shtuar se, gratë duhet të ndahen në raste të tilla për shkak se sipas saj, fajin e ka burri që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën dhe ai shkon te dikush tjetër.

“Por, dua të them diçka në lidhje me rastin që paska ndodhur, ku Antonela dhe motra e saj e paskan kapur një vajzë që paska pasur lidhje me burrin e motrës së Antonelës. Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar. Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër. Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë. Në fund, dua të them se më mirë është një ndarje me dhimbje të shkurtër sesa një dhimbje e pafund, që shpesh është martesa“, është shprehur ajo në video mesazhin e saj në instastory. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...