Një avion pasagjerësh është rrëzuar ditën e sotme në Sao Paulo të Brazilit, ndërsa dyshohet se nuk ka të mbijetuar.
Avioni i modelit ATR-75-500, është parë të rrotullohet në ajër teksa është në rënie të lirë. Ky avion ka një kapacitet prej 68 pasagjerës, por është e paqartë se sa ndodheshin në bord.
Sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, në bord kanë qenë 58 pasagjerë, dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Avioni ishte nisur nga Cascavel në Sao Paulo nga Aeroporti Ndërkombëtar Guarulhos.
🔴 #URGENTE | El avión que acaba de estrellarse en Sao Paulo, Brasil, tenía capacidad para 68 personas. Se desconoce cuántas personas estaban en la aeronave. pic.twitter.com/syuQMuqz3l
— Mundo en Conflicto 🌎 (@MundoEConflicto) August 9, 2024