SHBA/ Burri vret gruan shqiptare, dy djemtë dhe veten e tij

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën e 30 Dhjetorit në New York, SHBA.

Oficerët e policisë gjetën brenda një shtëpie në New City trupat e 4 anëtarëve të një familje. Watson Morgan, 49 vjeç, me profesion rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville, qëlloi për vdekje gruan e tij, Ornela Morgan, 43 vjeç, dy djemtë, 10-vjeçarin Liam dhe 12-vjeçarin Gabriel e më pas veten e tij.

Në vendngjarje policia gjeti një pistoletë, ndërsa tha se Watson Morgan kishte 16 vite që punonte si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville dhe para kësaj, ai ka punuar për policinë në New York.

Shqiptarja Ornela Mogran ishte mësuese fetare në një shkollë publike dhe një kishë ku bënte pjesë familja Morgan. Ndërkohë djali i vogël Liam ishte një nxënës i klasës së pestë në Laurel Plains Elementary, ndërsa Gabriel ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi tragjedinë familjare pasi ata ishin shumë të dashur dhe të kujdesshëm me banorët e lagjes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...