Shembet çatia e fabrikës, 18-vjeçari shqiptar bie nga 10 metra lartësi dhe vdes

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos, Itali. Një djalë tetëmbëdhjetë vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale. Për pasojë i riu ka humbur jetën, teksa është identifikuar si Franco Mazelli, me origjinë nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, teksa viktima banonte bashkë me familjen në Fermano. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Çdo përpjekje e mjekëve për ta mbajtur në jetë të riun rezultoi e padobishme, pasi lëndimet nga rrëzimi ishin shumë të rënda. Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit në punë së bashku me inspektoratin e punës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Interi pushtohet nga “djalli”, Milani fiton derbin në minutat e fundit të lojës

Milanoja vishet kuqezi. Milani ka mposhtur me shifrat 1-2...

VIDEO/ Milot Rashica shënon gol spektakolar, gjuajtja e lojtarit shqiptar është e pakapshme për portierin

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër...