Shëngjin, shezlongët shtrihen deri në det

Date:

- Advertisement -

Një qytetar i revoltuar ka denoncuar situatën shqetësuese në bregdetin e Shëngjinit në Lezhë. Ai shprehet se bregu është i mbushur me çadra dhe shezlongë, duke e bërë të pamundur shëtitjen përgjatë detit.

Shumë pushues kërkojnë të shijojnë pushimet e tyre, por përballen me mungesën e hapësirës publike në plazhe.

“Pershendetje JOQ. Ja shikoje çfarë ndodh në Shëngjin të Lezhës. Nëse ne duam të dalim shëtitje bregut të detit, ku mund të kalojmë? Shiko çfarë ndodh, është zënë pothuajse deri në det dhe pushuesit duhet të ecin nëpër ujë, jo nëpër breg. Është zaptuar e gjitha. Kemi rënë në hall, nuk ka shtet këtu, çdo gjë është me mik!”,-denoncon qytetari.

Zaptimi i bregut nga operatorët privatë ka ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit dhe rregullave nga autoritetet lokale. Pushuesit detyrohen të ecin në ujë, pasi bregu është mbushur me çadra dhe shezlongë, duke u kthyer në një pengesë serioze për lëvizjen e lirë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related