Sherr masiv mes basketbollisteve, kërcet grushti në derbin mes Tiranës dhe Partizanit

Date:

- Advertisement -

Kampionati i basketbollit për femra vijoi dje me fazën vendimtare, kur u luajt gjysmëfinalja e radhës. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Partizani siguroi finalen, pas fitores me shifrat 86-83 në derbi ndaj Tiranës, duke eliminuar vajzat bardheblu në betejën e dytë.

Përtej kësaj, fundi i ndeshjes ka prodhuar skena aspak të denja në parket, ku të dy kampet u përfshinë në një sherr masiv, teksa nuk kanë munguar as grushtet mes vajzave.

Gjithçka ndodhi pas fundit të ndeshjes, kur Ebi Dishnica e Tiranës dhe Antoinette Alyssa Bannister e Partizanit janë kapur me njëra-tjetrën dhe nuk i kanë mbajtur nervat.

SHIKO VIDEON

Fillimisht basketbollistja e Partizanit ka sulmuar Dishnicën duke e goditur me grusht, teksa edhe kjo e fundit është përgjigjur me të njëjtën monedhë e më pas ka shpërthyer një sherr masiv. Dyshohet se gjithçka ka nisur pas fyerjeve raciste ndaj basketbollistes së Partizanit, por kjo mbetet ende në kuadrin e aludimeve.

Në parket me pas kanë mësyrë edhe familjarët e lojtares së Tiranës, teksa edhe stafet dhe basketbollistet e dy kampeve janë përfshirë në të shtyra, grushte dhe rrëzime në parket. Pas shumë minutash kaos, situata është qetësuar, për të shënuar një ngjarje jo të hijshme në basketbollin e femrave të Shqipëri.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related