Shkëlqeu në Champions, Anxhelo Sina leksion ‘grekut’ Andreas Ndoi dhe nis stërvitjen me Kombëtaren shqiptare

Date:

- Advertisement -

Të shumtë janë futbollistët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Kombëtare të tjera e jo atë shqiptare. Nëse deri para pak vitesh ishin të justifikuar me mungesën e ftesës nga FSHF apo teori konspirative nga më të ndryshmet, në vitet e fundit është totalisht ndryshe.

Gjithçka e dokumentuar, madje edhe publikime email e ftesa nga Federata drejt lojtarëve shqiptar e përsëri jemi refuzuar. Përmendim këtu Luis Hasën i cili rregullisht është ftuar nga kuqezinjtë e Bushit, por refuzimi ka qenë konstant.

Ka dhe nga rastet më të rënda si veshja e fanellës kuqezi dhe një ditë më vonë ‘hedhja e saj në kosh’ për të përfaqësuar hiç më pak, por…grekët. Ky është rasti i bujshëm i Andreas Ndoi, i cili luajti një ndeshje me Shqipërinë U21 e më pas nisi të ëndërrojë kombëtaren e Greqisë pas premtimeve nga federata ‘helene’.

Dy vite nga ajo ngjarje dhe Andreas Ntoi ende s’ka marrë një ftesë nga kombëtarja e tij e ëndrrave, ndoshta s’ka mësuar prej vëllezërve të tjerë si Florian Durmishaj, Sotir Nini e të shumë të tjerë të këtij soji.

Nëse dikush ka nevojë për shembull, ju tregon Anxhelo Sina një të tillë. Portieri me origjinë shqiptare, i lindur në Greqi dhe që luan për Olympiacos, zgjodhi gjakun e tij, kombin e tij, ngjyrën e familjes së tij. Sina shkëlqeu me ekipin gjigant grek duke fituar Champions League për moshat U19 teksa në finalen përballë Milanit ishte pa mëdyshjen më të vogël, lojtari më i mirë në fushën e lojës.

Marrosi të gjithë, sidomos grekët që fërkuan duart për t’i ‘shtruar’ rrugën me premtimet që bënë Ntoin të ëndërrojë. Por, Sina nuk pret premtime për të ëndërrur, pasi ëndrra e tij më e madhe është të zëvëndësojë Etrit Berishën në katërkëndëshin e portës shqiptare.

Dhe këtë ëndërr, nuk e tenton me kërcënime të tipit ‘’o Kombëtaren A ose s’vij fare’. Anxhelo Sina është prurja më e re e Alban Bushit në Shqipërinë U21. E nis aty nga ku e kanë nisur lojtarë si Thomas Strakosha, Armando Broja, Ernest Muçi, Rey Manaj, Simon Simoni të cilët sot i ke rrugës për Euro2024.

Burimi i lajmit: https://newsport.al/sports/legjionaret/shkelqeu-ne-champions-anxhelo-sina-leksion-grekut-andreas-nto-i499721

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...