VIDEO/ Shkencëtari thyen rekordin botëror të të jetuarit nën ujë, synimi tjetër është hapësira…

Date:

- Advertisement -

Një shkencëtar nga shteti i Floridas në SHBA, Joe Dituri ka thyer rekordin për kohën me të gjatë të jetuar nën ujë.

Në një postim në Instagramin e tij këtë fundjavë, veteran i marinës amerikan ose Dr.Deep Sea, siç ai e quan veten, njoftoi se kishte kaluar 73 ditë nën det dhe ka synim q n emër të shkencës, të kalojë gjithësej 100 ditë n thellsi.

VIDEO nga thellesia e detit

“Jam i përulur që kurioziteti im për zbulim më ka çuar këtu. Qëllimi im që nga dita e parë ka qenë të frymëzoj – jo vetëm për brezat që do të vijnë – por për shkencëtarët në mbarë globin që studiojnë jetën nën det dhe se si funksionon trupi i njeriut kur ndodhet në mjedise ekstreme. Dhe ndërsa thyerja e rekordit botëror është një moment historik emocionues, misioni im nuk mbaron këtu. Kam edhe 23 ditë të tjera nën det për të kryer kërkime, për t’u angazhuar me nxënës të të gjitha moshave dhe për të vazhduar udhëtimin tim të zbulimit”, shkruan Dituri në postimin e tij.

Ai pritet të kthehet në sipërfaqe më 9 qershor të këtij viti, ku do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të thelluar nga një ekip mjekësor për të mësuar më shumë si reagon trupi i njeriut ndaj një mjedisi të tillë.

Dituri ka jetuar në Jules’ Undersea Lodge, një “habitat” çeliku dhe qelqi rreth 30 metra nën sipërfaqen e një lagune në Key Largo, Florida SHBA.

Ky hotel është i pari dhe i vetmi nënujor ku zhytja është e vetmja mënyrë për të arritur në dhomën tuaj, shkruhet në faqen zyrtare të hotelit.

Ndërkohë, sipas Guinness, rekordi më i gjatë për të jetuar nën ujë në një habitat është 73 ditë, i mbajtur nga dy biologë amerikanë, Bruce Cantrell dhe Jessica Fain, të cilët qëndruan në të njëjtën shtëpi nënujore si Dituri.

Synimi i aventurierit Dituri, është të fluturojë me një një avion të modifikuar në të cilin do të mund të përjetojë gravitetin zero më shumë se një herë.

“Është e gjitha pjesë e ëndrrës së tij për t’u bërë një astronaut civil dhe për të udhëtuar në hapësirë deri në vitin 2026”, shkruhet në faqen zyrtare të Diturit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...