Shkodra nuk gjen qetësi, pas tritolit në agjencinë e funeralit, i hedhin në erë derën e banesës

Date:

- Advertisement -

Shkodra është tronditur nga një shpërthim eksplozivi që u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në lagjen “Tre Heronjtë”.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së Ardian Fierzës, pronarit të një agjencia funerale, objekt të cilit iu vendos tritol në muajin gusht.

“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Sakaq, një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related