Shkodrani Hysaj: E nisa duke luajtur me shokët dhe përfundova në Serie A

Date:

- Advertisement -

Elseid Hysaj dhe Lazio e tij këtë javë do të vihen përballë kundërshtarëve mjaft të vështirë, por me të cilët u duhet medoemos rezultat.

Bardhekaltrit përballen me Milanin dhe për të tentuar që të kthehen në garë për një vend në Ligën e Kampioneve, u duhet të mundin kuqezinjtë.

Nga Osimhen te Theo Hernandez, ja kush janë 20 lojtarët më të paguar në Serie A
“Ndeshje të tilla i ëndërron që t’i jetosh kur je fëmijë, do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Kemi mundësinë që të bëjmë mirë kundër një skuadre të madhe si Milani”, u shpreh mbrojtësi shqiptar në një intervistë për mediat e klubit.

“Do të na nevojitet e njëjta Lazio që u pa kundër Bayernit, e vëmendshme, që të dijë të përballojë e pastaj kalojë momentet e ndryshme të vështirësisë që do të ketë gjatë ndeshjes”, shtoi shkodrani.

Më pas, futbollisti shqiptare foli edhe për një objektiv të veçantë të cilin mund të arrijë këtë sezon, 300 ndeshjet në Serinë A. “Është një arritje shumë e bukur për karrierën time, shpresoj që të bëj më shumë. Kur isha fëmijë e nisa me idenë për të luajtur futboll thjesht me miqtë e mi dhe mbërrita në Serinë A. Duhet vetëm të mendoj gjërat pozitivisht, të jem i lumtur dhe të mundohem që të përmirësohem çdo ditë sa më shumë.

Sarri? Shpresoj që të jetë me Lazion për shumë kohë. Edhe unë me atë, si gjithmonë. Më pëlqen të luaj futbollin e tij, shihet, dhe shpresoj që të jap maksimumin për të”, tha Hysaj në intervistën e tij.

© SYRI.net

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...