Shkuan si klientë në karburant, të rinjtë dhunojnë punonjësin dhe i marrin xhiron ditore

Date:

- Advertisement -

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur me dhunë xhiron ditore të një karburanti në Selitë.

Aleksandro Lazaj dhe Kristjan Lazaj kanë shkuar në karburant si klientë, por njëri prej tyre ka zbritur nga makina dhe ka dhunuar punonjësin e karburantit. Ai i ka marrë paratë e xhiros ditore dhe është larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një karburant, në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Selita”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve: A. L., 22 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Zoti i kësaj studioje jam unë, jo ti”, Fevziu nxehet keq me Alizotin: Ti do më tregosh mua si ta bëj emisionin!

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu është nxehur keq...

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...