Shoferi i “Blue Taxi” ngacmon seksualisht turisten franceze

Date:

- Advertisement -

Një turiste franceze ka rënë pre e një ngacmimi seksual gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 4 shtatorit, por që deri më sot nuk është bërë publike. Turistja ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës me një nga makinat e kompanisë “Blue Taxi”. Gjatë rrugës shoferi ka nisur ta ngacmojë seksualisht turisten duke e prekur nga krahët fillimisht e më pas duke i nxjerr organin gjenital. E friksuar nga situata e krijuar, turistja ka kërkuar të zbres nga makina por për disa minuta asaj i’u hoqë liria.

Drejtuesi i mjetit nuk po e lejonte të zbriste dhe pas shumë përpjekjesh turistja zbret nga makina. E traumatizuar dhe me lot në sy, ajo i shkruan një miku shqiptar duke i treguar gjithë ngjarjen. Nga biseda e zhvilluar dhe një audio që turistja i ka dërguar mikut të saj, shpjegohen detajet e ngjarjes sesi shoferi tentoi ta përdhunojë duke e joshur me uljen e çmimit të shërbimit.

“Po udhëtonim drejt Vlorës. Shoferi nisi të më bëjë komplimente duke më parë drejt e në sy e duke më thënë sa e bukur je. Më pas ai filloi të më prek nga krahët duke më thënë se kam lëkurë të bukur. Unë nisa të friksohem. Më pas ai po prekte veten dhe më pas nisi të zbërthejë pantallonat. Aty sërish preku veten dhe më nxori k*rin e tij. Kërkova që të zbres por ai nuk më lejoi dhe pasi këmbngula ai më ndaloi në një karburant”- tregon mes të tjerash turistja.

Sapo u njoh me rastin, JOQ Albania kontaktoi menjëherë me “Blue Taxi” duke i kërkuar një reagim nëse kishin djeni për këtë ngjarje. Kompania tha se janë në dijeni dhe e kanë hequr shoferin nga puna menjëherë sapo turistja ishte ankuar te ta.

“Përshëndetje nga Blue Taxi! Jemi në dijeni të situatës, për këtë incident janë marrë masat e nevojshme. Kemi biseduar me vajzën në fjalë dhe me të afërm të vajzes dhe shoferi është larguar në menyrë të menjehërshme nga puna. Gjithashtu i është komunikuar klientes në fjalë mbi largimin e shoferit nga puna” – thotë kompania.

Padyshim ngjarje të tilla e kthejnë Shqipërinë në një vend jo të sigurtë në sytë e turistëve, njësoj si të ishin vitet 97’. JOQ i kërkon autoriteteve të marrin në pyetje shoferin manjak si dhe të hetojnë nëse ky ka qenë rasti i parë apo i përsëritur i një ngacmimi të tillë seksual.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...