“Shqipe, jemi këtu”/ Shqiptarët protestojnë për vdekjen e Alfred Doskut në Angli

Date:

- Advertisement -

Një grup shqiptarët kanë protestuar jashtë ambienteve të qendrës Brook House, ku mbahen emigrantët shqiptarë. Shkak për këtë protestë është bërë ndarja nga jeta e Alfred Doskut brenda kampit të emigrantëve.

Vdekja e tij ka ngritur shumë dyshime mbi mënyrën e trajtimit të shqiptarëve në këto ambiente. Protestuesit thanë se brenda kësaj qendre ka ndodhur një krim dhe përgjegjësit duhet të hetohen.

Protestuesit shqiptarë u përplasën edhe me efektivët e policisë. Ata kërkuan dhënien fund të trajtimit aspak dinjitoz të emigrantëve shqiptarëve të cilët mblidhen, në këtë qendër me qëllim dëbimin drejt Shqipërisë.

Taulant Omi, një prej organizatorëve të protestës tha se “ishin njoftuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në Angli, për t’ju bashkuar protestës por askush prej tyre nuk erdhi”.

Në oborrin e qendrës Brook House protestuesit përmes qirinjve krijuan emrin e Alfredit, të riut me origjinë nga Librazhdi. Ai kishte mbërritur me gomone në Angli vitin e shkuar dhe kishte 10 ditë në qendrën Brook House, shkruan tvanews. Autoritetet thanë se 38-vjeçari kaloi në një depresion të fortë pasi iu komunikua dëbimi për në Shqipëri. Në këto kushte ai dyshohet se kreu vetëvrasje duke përdorur çarçafët e dhomës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related