Shqipëria i rrëmben zemrën edhe Steve Aoki-t

Date:

- Advertisement -

Që Shqipëria është shumë e bukur, kjo nuk ka diskutim, ndërsa i ka rrëmbyer zemrën edhe DJ Steve Aoki, i cili ka publikuar në Instagram një album me foto e video gjatë pushimeve të tij në jug.

“Thjesht unë, deti dhe një prej shpellave më cool që kam parë. Shqipëri, ke zemrën time”, shkroi DJ i famshëm.

Në foto të ndryshme, Aoki shfaqet duke u argëtuar, eksploruar dhe zhytur në det.

Steve Aoki është një DJ amerikan dhe producent. Ai është ndër emrat më të njohur të muzikës elektronike.

Në vitin 2024, Gold House e ka cilësuar si një ndër personat me më shumë impakt nga Azia. Ai ka bashkëpunuar me artistë si will.i.am, Alan Walker, Afrojack, LMFAO, Tini, Linkin Park, Fall Out Boy, Kid Cudi etj.

Rishtazi, ai elektrizoi Vlorën me muzikën e tij, duke dhuruar shumë emocione.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Rey Manaj i papërmbajtshëm, dopieta e lushnjarit i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën që Sivasspor...

VIDEO/ “Vallëzon” mes katër kundërshtarëve, Mario Mitaj shënon SUPERGOL në Arabinë Saudite

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...

VIDEO/ Myrto Uzuni shkëlqen në fitoren e Granadës, shënon dy gola për skuadrën spanjolle

Granada ka marrë një fitore bindëse këtë mbrëmje. Skuadra...