Shqipëria pa punëtorë, i ikin edhe të huajt nga Azia e Afrika

Date:

- Advertisement -

Pas emigrimit masiv të shqiptarëve, bizneset në vend iu drejtuan agjensive të huaja për punësimin e aziatikëve e afrikanëve si forcë e re punëtore.

Por plotësimi i mungesës së forcës punëtore me të huaj po rezulton jo funksionale pasi shumë biznese janë tërhequr nga rekrutimet e tyre nga frika e largimit, por edhe kostove të larta të mbajtjes së tyre deri në 600 dollarë në muaj që nuk justifikohen me rendimentin e punës.

Përfaqësues të bizneseve të ndryshme në vend si, fabrika, industri, transport, mobileri apo edhe bare e restorante thonë se kanë hequr dorë nga punëtorët e huaj pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si një trampolinë për në vendet e Bashkimit Europian dhe me mundësinë e parë që mund t’iu jepet ata brakstisin vendin e punës.

Problematika të tjera janë kostoja e lartë e fjetjes në hotele, ushqimi e paga, por edhe kultura e tyre e punës, e ndryshme nga vendi ynë.

Ekspertët thonë se mosfunksionimi i skemës erdhi nga parregullsitë që hasi zbatimi nga të dyja palët, si nga agjencitë e shteteve që ofrojnë punonjës të huaj, por edhe rekrutuesit shqiptarë.

“Që në momentin që ekonomia globale nuk e njeh modelin e punësimit të shtetasve nga vende në varfëri dhe pa rregulla, që punësohen po në shtete të varfra dhe me rregulla ‘gri’ siç është Shqipëria, skema nuk ka për të funksionuar”.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 18,151 persona, nga të cilët meshkuj 62,5% dhe femra 37,5%. Ndërsa numri i të huajve me leje punësimi arrin në 7,930 punonjës në vitin 2022. Të huajt me leje pune zënë 43% të totalit të shtetasve me leje qëndrimi.

Por sipas ekspertëve këto të dhëna tregojnë se forca e punës nga jashtë është e papërfillshme për tregun e punës në Shqipëri, dhe pritet që edhe gjatë vitit 2024 të vijojë të mbetet e tillë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related