Shqiptarët bëjnë gjithçka për…shqiptarët! Shembull ideal i ish-lojtarit të Valbonës, merr përsipër Kombëtaren që po bën historinë në Gjermani

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë në minifutboll po bën historinë në Botërorin e Essen të Gjermanisë. Kuqezinjtë kanë arritur që të kalojnë fazën e grupeve si vendi i tretë më i mirë, duke grumbulluar dy barazime dhe një humbje në tre ndeshjet e para.

Sot do të jetë sfida me eliminim direkt ndaj Ukrainës, me Shqipërinë që tenton kalimin në 16 më të mirat e botës. Ajo që e bën edhe më të bukur të gjithën këtë arritje është fryma e bashkëpunimit që kanë shqiptarët në Essen të Gjermanisë.

Sipas asaj që “Sport Ekspres” mëson, Sokol Kolmaka, është ish-lojtari i Valbonës që po i gjendet pranë futbollistëve kuqezinj. Ai i qëndron afër lojtarëve, i shoqëron kudo në Gjermani, në mënyrë që t’ia bëjë sa më të lehtë këtë qëndrim dhe nga ana tjetër organizon grupin e tifozëve që shkon për ta ndjekur nga afër.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related