Shqiptarët kapen duke vjedhur një shtëpi në Angli: Mirë që na arrestuat, këtu është shumë ftohtë

Date:

- Advertisement -

Dy të rinj shqiptarë që u kapën gjatë tentativës për të vjedhur një shtëpi prej 1.5 milionë paundsh do të burgosen dhe më pas do të dëbohen nga Britania.

Sebastiano Gjoni, 23 vjeç dhe Skelidano Koliqi, 26 vjeç, u arrestuan pasi u kapën duke vjedhur një shtëpi luksoze në Cheshire në fshatin Alderley Edge në janar të këtij viti.

Policia u alarmua për bastisjen kur pronarët i telefonuan pasi dëgjuan zhurma që vinin nga kati i poshtëm në orën 20:00. Ata bërtisnin ‘Grabitës, grabitës’ dhe u mbyllën në dhomën e tyre të gjumit përpara se oficerët të mbërrinin 13 minuta më vonë dhe t’i gjenin dy shqiptarët.

Gjoni dhe Koliqi kishin hyrë fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me shpresën për të gjetur punë, por pasi u kap nga policia, 23-vjeçari Gjoni tha:

Më vjen mirë që u kapëm. Këtu është jashtëzakonisht ftohtë. Nuk kemi ku të shkojmë.

Gjoni i tha policisë se nuk kishte dashur të shkaktonte ndonjë dëm dhe tha se ishte i lumtur që u kap. Ai tha se ishte jashtëzakonisht ftohtë dhe ata nuk dinin ku të shkonin.

Policia zbuloi gjithashtu se Gjoni, i cili flet rrjedhshëm italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht dhe anglisht, kishte kryer një tjetër bastisje vetëm pesë ditë më parë në një pronë prej 3 milion £ në Halebarns. Në këtë shtëpi u plaçkitën dhe u rrëmbyen bizhuteri dhe parfume me vlerë prej 1000 £, ndërsa pronari, një kryetar i një kompanie ishte jashtë.

Avokatët mbrojtës thanë se Gjoni ka kaluar nëntë muaj në paraburgim duke studiuar matematikë të avancuar.

Në “Chester Crown Court” Gjoni u burgos për 28 muaj dhe Koliqi u dënua me 18 muaj pasi të dy pranuan vjedhjen. Ata do të deportohen në Shqipëri pas lirimit nga burgu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Burrat shqiptarë thyenin qafën për mua”, 19-vjeçarja amerikane përgënjeshtron Daily Mail: Mos shkruani më!

19-vjeçarja amerikane Eva Kovac gjatë interviste për Daily Mail...

Hutohen përdoruesit e Google Maps, çfarë është ishulli misterioz “i nxirë” në hartë

Google Maps ka fshirë plotësisht një ishull dhe kaq...

Moderatorja e Showbiz do t’i bëjë Vettingun doganierëve

Nga kamerat e dritat e televizionit në ato të...

VIDEO/ Shqiptarja Laura Fetahu lë pa fjalë jurinë e “X Factor” në Itali

Shqiptarja Laura Fetahu ka dhënë një perormancë të shkëlqyer...