Shqiptari i arratisur nga burgu italian gjendet i vdekur në Bolivi

Date:

- Advertisement -

Një 40-vjeçar shqiptar, Roland Dedja nga Durrësi, është gjetur i vdekur në Bolivi, Amerika e Jugut.

Ai kishte një histori kriminale në Shqipëri dhe Itali, duke u akuzuar për vrasje dhe duke u arratisur nga një burg në Itali një vit më parë.

Dedja u gjet i vdekur në një banesë me qira në lagjen Los Tusequis në Santa Cruz, ku jetonte së bashku me një shok, dhe raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Më 25 shtator 2023, ai arriti të arratisej nga burgu i Teramos në Abruzo me ndihmën e një droni, i cili transportoi mjetet e nevojshme për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar. Në momentin e arratisjes, Dedja ishte në pritje të gjykimit për drogë dhe grabitje, pas arrestimit në Martinsicuro. Ai gjithashtu ishte akuzuar për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, për të cilin kishte marrë pafajësi në shkallë të parë, por çështja ishte apeluar.

Kjo nuk ishte arratisja e parë e Dedjas, pasi ai ishte arratisur edhe në vitin 2010 nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Sipas autoriteteve boliviane, ai kishte hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero dhe kishte marrë me qira një shtëpi në Los Tusequis. Në momentin e vdekjes, ai jetonte me një mik bolivian, i cili po ndiqej penalisht për mashtrime.

Pas vdekjes së Dedjas, shoqëruesi i tij është zhdukur dhe rasti është raportuar në Interpol, ndërsa hetimet vazhdojnë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ambasadori ynë në Itali, Ardian Ismajli mban maskë me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në Serinë A

Në ditën e sotme, Empoli ka luajtur kundër Parmës...

“Killeri” Nuredin Dumani me tufa parash nëpër duar, gazetari nxjerr FOTOT e 14 viteve më parë

“Vrasësi” Dumani para se të bëhet “VIP”, kështu e...

Sondazhi/ 40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor

Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë...