“Silvinjo erdhi të më takonte në Granada“, Uzuni tregon kërkesën që i bëri trajneri i Kombëtares: Bëj maksimumin që…

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni ishte pjesë e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Spanja. Sulmuesi shqiptar ka zbuluar se trajneri Silvinjo ka udhëtuar së bashku me Zabaletën drejt Granadas për ta takuar nga afër. Kreu i pankinës së Kombëtares shqiptare duket i shqetësuar për ndeshjet e qershorit, pasi në rast se Granada përfundon në “play off“, atëherë klubi nuk do të japë miratimin që Uzuni të luajë me Kombëtaren. Për këtë arsye Silvinjo i ka kërkuar sulmuesit nga Berati që të japë maksimumin për të siguruar ngjitjen direkte në La Liga, pasi është një lojtar thelbësor për të dhe e dëshiron ta ketë në dispozicion për ndeshjet e qershorit.

“Trajneri Silvinjo erdhi këtu me mister Zabaletën. Bënë një sakrificë, erdhën këtu në Granada. U ulëm, darkuam së bashku pas ndeshjes. Më uroi për ndeshjet dhe për punën e bërë. Më pa edhe live në ndeshje. Klubi i kishte thënë që nëse nuk ngjitemi, nuk do të jem një opsion (për Kombëtaren). Silvinjo më tha: ‘Uroj që të ngjitesh (në La Liga). Bëj maksimumin që të ngjitesh që të mos kesh probleme as me Granadën, as me Kombëtaren dhe je i lirë për ne në qershor, pasi je një lojtar i rëndësishëm për mua’”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related