Vetëm dy orë para ndeshjes së sotme të Sivaspor kundër Rizespor, klubi turk ka ardhur me një njoftim të pazakontë. Gjithmonë jemi mësuar që njoftimet e dëmtimeve të vijnë në minimum një ditë përpara ndeshjes.
Kur të gjithë prisnin Manajn nga minuta e parë, që u rikthye në një super formë, Sivaspor tregoi se sulmuesi ka pasur një tendosje muskulore dhe për këtë arsye duhet të qëndronte jashtë fushës së blertë.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit për sulmuesin shqiptar, por nëse situata paraqitet serioze mund të mungojë për javë të tëra deri në muaj dhe kjo do të thotë që Rei nuk do të jetë pjesë për ndeshjet e nëntorit. Një goditje e madhe për Kombëtaren duke parë se në sulm kemi shumë dëmtime me Brojën, Tucin dhe Dakun. /Sport Ekspres/