Një skandal lidhur me bastet sportive dhe ndeshjet e manipuluara, po hetohet nga prokurorët në Turqi.
Prorkurorët po hetojnë një grup të strukturuar kriminal, që akuzohet për pastrim parash, baste të paligjshme dhe manipulim të ndeshjeve në disa klube ballkanike si dhe në Gjeorgji.
Në këtë skandal janë përfshirë edhe emra të njohur në Turqi si këngëtari Serdat Ortac, prezantuesi Mehmet Ali Erbil dhe ish-futbollisti, Batuhan Karadeniz.
Ortac dhe Erbil janë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa Karadeniz thuhet se është arratisur jashtë vendit.
Si funksionte skema?
Përmes personave VIP organizata kriminale reklamonte faqet e paligjshme të basteve, duke ju dhënë mundësi shumë qyterarëve që të luanin online.
VIP-at reklamonin në rrjetet e tyre sociale kompanitë e paligjshme duke tërhequr sa më shumë klientë.
Për këtë reklamë ata paguheshin deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre.
Dyshohet se paratë e marra në mënyrë të paligjshme nga ana e grupeve kriminale, rihidheshin në treg dhe pastroheshin nga VIP-at, edhe pse roli i tyre vijon të hetohet.
Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit.
Përfshirja e klubeve shqiptare dhe ballkanase në baste
Në skemën e basteve janë përfshirë edhe klube nga Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Gjeorgjia.
Organizata kriminale arrinte të blinte skuadra në Shqipëri dhe të trukonte ndeshje në mënyrë që të fitonin sa më shumë dhe bastexhinjtë të humbnin gjithmonë.