Skandali me TIMS, si mbylli sytë AKSHi para rastit të Ervin Muçës

Date:

- Advertisement -

Ervin Muça është kthyer në personin që mund t’i japë zgjidhje çështjes të rrjedhjes të të dhënave të sistemit TIMS por jo vetëm. Emri i tij është një prej atyre që do të thirren si dëshmitarë “kyç” në Komisionin Hetimor. Edhe pse ka pasur akses ndër të dhënat më të rëndësishme në vend, për shkaqet që nuk dihen, ai nuk ishte pajisur kurrë me një certifikatë sigurie, kriter për një punonjës që merret me të dhëna që konsiderohen “tepër sekret”. Lidhur me mungesën e dokumentit të rëndësishëm, Muça pretendon se nuk e ka pasur të nevojshëm.

“Unë jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit më datë 25 qershor 2023. Ajo që dua të theksoj është që nuk kam qenë asnjëherë i punësuar në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye nuk jam i pajisur me certifikatë sigurie,”-rrëfente ai.

Mungesën e këtij dokumenti të rëndësishëm e ka konfirmuar edhe nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), që që shkruante: Ervin Muça nuk është i pajisur me CSP (certifikatë të sigurisë së personelit) dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë kërkesë për konfirmim të vlefshmërisë. Këtë deklaratë e japin pa të keq, sikur nuk janë në shkelje me ligjet dhe sikur nuk kanë lënë një person të panjohur, që na del me përfshirje me krimin edhe në Itali, të kontrollojë çdo të dhënë që ia ka ënda.

Për të njëjtin person, deputeti demokrat Asllan Dogjani, në një mbledhje të Komisionit Hetimor tha se ka informacione se Ervin Muça, në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro. Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna. E gjithë historia është mbyllur me kaq, kur në fakt çështja duhet të kthehej në një skandal nga vetë AKSHI.

“Në kohën që ka qenë te AKSHI, paska një kallëzim nga punonjësi i tij, që paska ndërhyrë nëpërmjet një punonjësi të transferojë 1 milion euro një kompanie Soft–Solution dhe e ka kap shefja e thesarit dhe kur ka pyetur këtë punonjësin, ky ka thënë unë nuk di gjë. Atëherë ka bërë kallëzim punonjësi dhe është larguar nga puna,”-tha ndër të tjera Dogjani në fjalën e tij.

Paratë e AKSHI-t në një dorë! Ermal Beqiri blen kompaninë “fantazmë”
Por nuk kishte si të ndodhte, pasi kompania që kishte marrë paratë, tek e cila Muça akuzohet se është treguar shumë “bamirës” është në emër të Ermal Beqirit, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të IT-së nga AKSHI. Po i njëjti person, Ermal Beqiri, ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë Horizon, një shoqëri me pronësi në Qipro, e cila është përfituese e disa kontratave publike në Teknologjinë e Informacionit. Ndërsa vetëm me kompaninë e tij ka përfituar mbi 18 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit për tenderat e fituar kryesisht nga AKSHI. Nga këto, 1 milionë i ka pasur falë Muçës, me të cilin nuk dihet se çfarë e lidh.

Kallzimi është harruar, e po ashtu edhe paratë. Ndërsa të dhënat morën dhenë. Megjithatë deri tani të gjithë kanë zgjedhur heshtjen duke tentuar që të minimizojnë skandalin. Askush nuk përgjigjet sesi është futur ky person në të gjitha këto institucione pa një certifikatë sigurie? Si ka mundur? A mban kush përgjegjësi? Përveç të dhënave të TIMS dhe skandalit me transferimin e parave; ky person dyshohet se ka gisht edhe tek “rrjedhja” e të dhënave të targave. Për këto do mbajë ndonjë institucion përgjegjësi? AKSHI vetë? Deri më tani nuk ka asnjë reagim, por drejtoresha Mirlinda Karçanaj është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku patjetër duhet të japë llogari edhe për këtë skandal, që nuk kanë si ta minimizojnë./ZËRI

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Lamin Jamal ndryshon numrin te Barcelona, zgjedh atë të Leo Mesit

Lamin Jamal do të nisë këtë sezon te Barcelona...

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...