Sulmohet kryeministri i Malit të Zi, brenda një diskoteke në Budva

Date:

- Advertisement -

Dritan Abazoviç, kryeministri në largim i Malit të Zi është sulmuar mbrëmjen e kaluar në një diskotekë në Budva.

Sulm ndaj Abazoviç ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.

Abazoviç ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte.

Ai e ka ofenduar e më pas tentoi që t’i afrohej. Sigurimi i kryeministrit teknik reagoi me shpejtësi, më pas u hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua.

Ai është mirë dhe nuk është i lënduar, aktualisht po vijojnë hetimet nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm./Kurir

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related