Sylvinho e la jashtë Europianit, Myrto Uzuni reagon në mënyrën e veçantë

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni ishte një nga mungesat që bëri bujë në listën e Sylvinhos. Braziliani e la jashtë Europianit duke shkaktuar jo pak debat. Pati edhe një reagim nga agjenti që, sigurisht, s’ishte aspak dakord me këtë vendim.

Megjithatë, një reagim nga vetë lojtari ende s’ka ardhur. Por, fjalëpakë si gjithë, Uzuni preferon të flasë në fushën e lojës dhe ditën e sotme ka nisur stërvitjen individuale në… Berat. Një video e postuar nga ai në InstaStory, shihet duke bërë disa goditje në fushën e stadiumi të Tomorit.

Uzuni zhvilloi një sezon personal të kënaqshëm duke shënuar 11 gola në LaLiga, por që nuk mjaftuan për të mbajtur Granadan në elitën spanjolle. Merkato e verës pritet ta mbajë atë sërish në LaLiga pasi ekipet e interesuara janë të shumta duke filluar nga Celta Vigo, Las Palmas apo edhe Sevilla.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...