“Sylvinho godet me Shqipërinë”, në Spanjë i bëjnë jehonë trajnerit të kuqezinjve, ëndërrohet edhe kualifikimi në Botëror

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka ndërruar fytyrë së fundmi dhe kuqezinjtë tashmë e shikojnë veten fare pranë Europianit. Vetëm në dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Euro 2024, ekipi jonë kombëtar ka mundur Poloninë dhe Çekinë.

Padyshim, një meritë për këtë e ka edhe trajneri Sylvinho, i cili bazohet te forca e grupit, me një kimi mes futbollistësh e cila është për t’u patur zili nga të gjitha Përfaqësueset e mëdha. Në Spanjë, Diario AS i kushton një artikull brazilianit.

“Sylvinho godet me Shqipërinë” – shkruan në titull Shefi i sektorit ndërkombëtar të kësaj gazetë, Pablo Fuentenebro!

Në artikull përmend pothuajse gjithçka, që nga ndryshimet e shumta, ndihmën që po jepet edhe nga stafi, deri te mundësitë për t’u kualifikuar në një kampionat botëror.

“Shqipëria është gati të shkruajë histori dhe për këtë ka merita trajneri brazilian Sylvinho. Në vetëm gjashtë ndeshje, ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës shqiptare dhe ëndrra për të shkuar në Euro 2024 në Gjermani është një hap larg. Trajneri brazilian ka një mundësi për ta rikthyer Shqipërinë në një Europian, që do të ishte pjesëmarrja e dytë e saj pas Kampionatit Evropian 2016. Një arritje historike për vendin ballkanik. Një moment historik vendimtar për Shqipërinë, e cila nuk ka luajtur kurrë në një Botëror dhe me vendin e saj pothuajse të mbyllur në Euro, ëndërron të jetë në një kampionat botëror”, janë vetëm disa nga fjalitë e artikullit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...