“Te Granada më thanë që unë do të isha lideri i tyre”, Myrto Uzuni: Meritoj të jem lojtari më i mirë i vitit, dua titullin

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni është vetëm një pikë larg rikthimit në La Liga. Sulmuesi shqiptar po lë pas një sezon mbresëlënës, ku deri tani ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Lojtari beratas ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, në të cilin ka listuar edhe objektivat e tij për këtë sezon. Uzuni është shprehur se dëshiron titullin kampion në La Liga 2, trofeun e golashënuesit më të mirë dhe çmimin si lojtari më i mirë i vitit në kampionat.

“Kam bërë sezonin më të mirë në karrierën time deri tani. Biletat tona gjithnjë kanë qenë të shitura. Unë kërkoj gjithmonë fitoren, pasi shpallemi kampion. Nuk kënaqem me vendin e dytë. Bëjnë diferencën lojtarët individualë. Kjo na ka sjellë deri këtu. Në fillimet tona, kur ne ramë nga liga, 70% e lojtarëve u larguan. Jemi vetëm lojtarët me eksperiencë. Kisha oferta dhe kur biseduam më thanë që do jesh lideri jonë që do na udhëheqësh këtë vit. Kishim një trajner që s’kishte lojtarë në dispozicion për të formuar grupin.

Trajneri i ri krijoi grupin e ri. Më parë luaja në krahun e majtë, ndërsa trajneri i ri më ka futur përpara në sulm, ku kam shpërthyer me gola. Pranë shpalljes golashënuesi më i mirë? E kam pasur gjithmonë qëllim në vetvete. Kjo nuk është çështje fati. Kjo vjen me punë. Jam shumë krenar, pasi po marr atë që më takon. Dua të shpallem kampion me Granadën, të fitoj golashënuesin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të vitit. Besoj se e meritoj, pasi jam lojtari që kam shënuar më shumë, kam krijuar më shumë raste dhe kam vrapuar më shumë këtu në kampionat”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nga Lihtenshtejni te Gjeorgjia, Kombëtarja nuk pëson gol pas 7 ndeshjes dhe Sylvinho gjen 4-shen e “pathyeshme”

Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Gjerogjisë në Tbilisi, takim ky...

Silvinjo-Sagnol! Një lojë shahu ku u ndërruan gurët në fund, si bëri “Shah Mat” trajneri i Shqipërisë

Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë luajtur dy përballjet e tyre...

Mposhtën Gjeorgjinë në transfertë, Bajrami: Kemi marrë një fitore të madhe që do të mbetet në histori

Shqipëria ka arritur që të fitojë kundër Gjeorgjisë në...