“Tërhiq denoncimin ose nuk del e gjallë nga këtu”, motra e 26-vjeçares në Vlorë tregon dy kërcënimet

Date:

- Advertisement -

Në një lidhjen me emisionin “Opinion”, motra e 26-vjeçares së përdhunuar në Vlorë ka ngritur disa akuza.

Si fillim, tre djemtë që kanë përdhunuar 26-vjeçaren kanë qenë njëkohësisht në dhomë. Në mëngjes, ata e kanë lënë pranë recepsionit ku punonjësi ka lajmëruar policinë dhe ambulancën e më pas vajza ka përfunduar në spital.

Së dyti, 26-vjeçarja pretendon se pa dijeninë e saj i është hedhur lëndë narkotike gjatë darkës që kanë qenë duke konsumuar. Familjarja thotë se e ka gjetur motrën thuajse në gjendje kome dhe duke nxjerrë shkumë nga goja.

Sipas motrës së 26-vjeçares, vajza nuk e ka tërhequr denoncimin ndonëse është kërcënuar dy herë. Një kërcënim ka qenë nga mamaja e njërit prej tre djemve dhe një tjetër nga njëri prej shokëve të tij të cilët i kanë thënë “tërhiq denoncimin ose nuk del e gjallë nga këtu”.

Në çfarë gjendjeje është vajza në këto momente që flasim?

Familjarja: Nuk është se është në gjendje të mirë se normalisht atë që ka vuajtur, ka hequr dhe ka pirë, normalisht që nuk është mirë… dhe në spital i ka shkuar mamaja e njërit nga personat.

Mamaja e njërit nga tre djemtë që ishin me të në dhomë? Për çfarë i ka shkuar?

Familjarja: Po, ka shkuar në spital atë ditë dhe i ka thënë motrës që “do heqësh denoncimin se djalin tim e pret një vajzë 7-muajshe në shtëpi dhe ti duhet të heqësh denoncimin se nuk do dalësh e gjallë nga dera e spitalit”.

E ka kërcënuar nëna e njërit nga djemtë?

Familjarja: Po.

Por nuk e ka tërhequr denoncimin apo e ka tërhequr denoncimin? Se ka pasur lajme kontradiktore, ka pasur lajme që e tërhoqi, lajme që e ka mbajtur denoncimin.

Familjarja: Nuk e ka tërhequr denoncimin se unë e di shumë mirë se po merrem me këtë gjë, nuk e ka tërhequr denoncimin, del mamaja e këtij personi dhe vajti e hyn shoku i personit dhe e kërcënon edhe ai. I thotë “do e heqësh denoncimin se nuk do dalësh e gjallë që këtej ose do të të vrasim familjen ose do të të vrasim ty, duhet ta heqësh denoncimin”.

Pra janë bërë dy kërcënime. Po ka qenë në gjendje t’i priste motra juaj në ato kushte?

Familjarja: Motra ime, po.

Po me çfarë të drejte hyjnë dy persona te një person i cili ka denoncim në polici?

Familjarja: Këtë dua të di, këtë dua të di që kush i futi këta persona se ne familjarët vajtëm dhe nuk na futën te motra, mezi na kanë futur. Kush i futi këta persona në spital, si mamanë e atij dhe si shokun e atij personi që vajtën kërcënuan motrën brenda në spital, këtë dua të di, kush i futi këta?

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ E pabesueshme! Portierit i ikën topi mes duarve dhe këmbëve, i fal fitoren PSG-së në minutën e 90

Portieri i Girona-s ka përjetuar një nga mbrëmjet më...

VIDEO/ Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol...

VIDEO/ Lëvizje “alla-Messi” brenda zonës, Qazim Laçi shënon SUPERGOL në Champions League

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi...