Themeluesi i “WhatsApp” mbush Jahtin në benzinaton e Durrësit, e bleu më lirë se fermerët!

Date:

- Advertisement -

Pasditen e së martës janë ankoruar në Durrës dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum.

“Moonrise”, superjahtin motorik rreth 100m i gjatë, është një tjetër kryevepër e prestigjozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020, ndërsa superjahti tjetër “Nebula” ka dy vite që ka lancuar lundrimini ndërtuar nga Astilleros Armon dhe në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, Nebula, renditet në numrin 339.

“Moonrise” kap vlerën e rreth 220 milionë dollarësh dhe ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 19.5 nyje. Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë.

Ky superjaht përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe ka një tonazh bruto prej 3945.0 GT.

“Moonrise” aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, shtet i dytë në botë për numrin e superjahteve, me 1408 jahte të regjistruara.

Në bord e jahtit, që vjen nga Palma De Mallorca e Spanjës është nisur drejt Venecia të Italisë, ndodhet edhe vetë Jan Koum. Ndërsa Jahti tjetër “Nebula”, po në pronësi të Koum, përdoret si anije ndihmëse për supermjetin lundrues kryesor.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...