Theu rregullat e lojës, Luizi ndëshkohet nga Vëllai i Madh (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Vëllai i Madh iu ka kërkuar sot banorëver të BBV-së të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë, por me një formulë të re.

Kandidatët që dëshironin të fitonin statusin e liderit, kanë patur 30 minuta në dispozicion që të përgatisnin platformën e tyre se çfarë ata ofrojnë e përse duhet të zgjidhen lider të shtëpisë.

Në garë kanë qenë; Qetsori, Nita, Kristi dhe Luizi dhe secili prej tyre ka patur nga 5 minuta kohë, ku kanë mbajtur fjalim para banorëve për t’i bindur që të votojnë për lider.

Por, teksa po mbante fjalimin, produksioni ka përjashtuar nga gara për lider Luizin pasi theu rregullat duke përmendur nominimet. Gjatë fjalës së tij, Luizi tha se nëse i jepni atij vantazhin në lojë të liderit, ai do të dërgojë në nominim Bledin, Nitën dhe Kristi. Thyerja e këtij rregulli nuk u tolerua nga Vëllai i Madh, i cili vendosi direkt të përjashtojë Luizin.

Pas mbajtjes së fjalimeve, banorët votuan liderin në mënyrë të fshehtë, duke hedhur votën e vetë në kutinë që ndodhet në dhomën e rrëfimit. Tre kandidatët e mbetur në garë ishin Qetsori, Nita dhe Kristi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related