Tifoz special për Interin, shikoni skedinën e vendosur nga “Perandori” Adriano për finalen e Champions-it

Date:

- Advertisement -

Ish-sulmuesi brazilian, Adriano nuk e ka aspak problem të vendosë bast 2 mijë euro (10 mijë reais brazilian) kur bëhet fjalë për skuadrën e tij të zemrës, Interin.

“Perandori” ka publikuar në rrjetet sociale një bast prej 2 mijë eurosh për fitoren e Interit në finalen e UEFA Champions League në Stamboll në 10 qershor kundër Sitit të Pep Guardiolës. Në rast se zikaltërit e Inzagit do të triumfojnë Adriano do të arkëtojë 14 mijë euro.

Skedina e luajtur nga Adriano

Adriano Leite Ribeiro, i cili tashmë është 41-vjeç, iu bashkua Interit në vitin 2001 dhe lulëzoi ndërsa ishte i huazuar te Fiorentina Fe Parma përpara se të kthehej në bazë në 2004.

Megjithatë, jeta dhe karriera e tij dolën jashtë kontrollit pasi nuk arriti të përballej me vdekjen e papritur të babait të tij dhe ai përfundimisht u tërhoq nga futbolli në vitin 2016. Braziliani nuk arriti ta shpaloste kurrë gjithë potencialin e tij.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related