Trajnerët italianë kanë djegur Baxhon“, Muça kritikon Rejën: Nuk fuste Brojën, thoshte që Bajrami nuk markon mirë

Date:

- Advertisement -

Shkëlqim Muça ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive“ në “RTSH“, ku ka folur për ekipin kombëtar. Ish-lojtari i njohur ka kritikuar trajnerin e mëparshëm, Rejën, për të cilin thotë se kishte mentalitetin e vjetër italian. Sipas tij, trajnerët italian djegin lojtarët sulmues, pasi mendojnë vetëm për fazën mbrojtëse.

“Për trajnerin e kaluar, kam qenë kritik për filozofinë e lojës. Vetë trajnerët italianë janë pak skematikë, mendojnë shumë për ekuilibrin dhe mbrojtjen. Edhe me De Biazin, edhe me Rejën, kemi luajtur edhe me 7 mbrojtësa. Reja thoshte që Broja nuk është gati, kur bota e fut lojtarin 17 vjeç. Spanjë e mori 16 vjeç dhe e futi në formacion. Janë trajner që kanë besim te lotjarët dhe talenti, i shfrytëzojnë sa më shumë. Ne i ndrydhim talentet. Jo, ky s’është akoma gati, ky nuk markon shumë. Inzagi po djeg Asllanin, a e kupton? Trajnerët italianë kanë djegur Baxhon. Nuk fusnin Baxhon, se nuk markon. Dogjën Del Pieron, se nuk markon. Trajnerët italianë i djegin lojtarët. Është mentalitet.

Për Brojën, Reja thoshte që nuk është gati akoma. Bajramin nuk e fuste se nuk markonte mirë. Bajrami është superlojtar. Që nga koha e Skelës ne nuk kemi gjetur një lojtar trekuartist, që njeh mbrojtjen, njeh sulmin, lojtar i shpejtë, lojtar që jep pasin e fundit. Ne shyqyr që gjetëm Bajramin, ai thoshte që nuk është gati. Asani? Po ku ta fuste Asanin Reja, më thuaj mua, me atë mënyrë që luante ai”, ka thënë Shkëlqim Muça./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...