Turistët u larguan pa paguar nga restoranti, mediat italiane: Në Shqipëri kanë shkuar edhe dinakë

Date:

- Advertisement -

Për shumë italianë, vera e vitit 2023 është e lidhur me Shqipërinë.

Por një grup italianësh janë në qendër të vëmendjes së mediave në vendin tonë por edhe atyre matanë Adriatikut.

Kjo pasi 4 italianë janë larguar nga një restorant në Berat pa paguar faturën prej rreth 80 eurosh. Këta 4 turistë janë filmuar nga kamerat e restorantit kur janë larguar pa paguar dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Lajmi ka bërë bujë të madhe edhe në mediat italiane të cilat kanë shkruar për këtë gjest të bashkatdhetarëve të tyre.

“Open Online” një media e njohur italiane në një artikull kushtuar kësaj ngjarje thotë:

Me bumin e turistëve italianë në Shqipëri, mbërrijnë edhe dinakët: ikin nga restoranti pa paguar.

Ndërkohë vlen të thuhet se askush nga restoranti nuk ka tentuar t’i ndalojë turistët, ata thjesht kanë publikuar pamjet në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related