U arrestua në Janinë me Laert Haxhiun, një vit më parë Firdeus Berberi tentoi të vriste djalin e biznesmenit në Pogradec

Date:

- Advertisement -

Firdeus Berberi është 22-vjeçari që u arrestua në Janinë, në shoqërinë e të shumëkërkuarit Laert Baxhiu.

Por Berberi është një emër i njohur për policinë shqiptare, ndërsa ishte i shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Johan Muçllari, djalit të biznesmenit nga Pogradecit, pronarit të hotel Volorekës.

Johan Muçllari u qëllua nga Firdeus Berberi dhe shoku i tij Greis Maxhari. Por kjo ngjarje i ka fillesat nga atentati në Gusht të 2019 kur u qëllua me rreth 100 plumba kallashnikovi mbi makinat e parkuara dhe dy dhomave të hotelit nga disa shtetas mes tyre edhe babai i Firdeus Berberit(Ilir Berberi) duke terrorizuar turistët që ishin aty dhe familjen e pronarit të hotelit.

Si pasojë e këtij atentati u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjeteve të parkuara pranë tij.

Në atë kohë policia doli në një komunikim zyrtar duke thënë se shtetasit që bënë atentatin kanë pasur një konflikt të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij dhe në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin Johan Muçllari dhe një javë më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit Jetmir Muçllari duke shkaktuar dëme të shumta në hotel dhe te mjetet e parkuara që i përkisnin pronarëve dhe turistëve.

Berberi ka qenë prej vitesh në kërkim por vetëm dje nga arrestimi në Janinë të të shumëkërkuarit të policisë shqiptare, Laert Haxhia u bë i mundur pas verifikimeve edhe arrestimi Firdues Berberi i shpallur në kërkim për plagosjen e Muçllarit në vitin 2022.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari: Unë do iu nxirrja edhe kafe

LIVE Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari:...

“Dritarja në tualet është luks”- Agjenti: Banesat në okazion vetëm kur kanë defekt

Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren...

Bota e errët taksive në Tiranë: Si taksistët shesin k*kainë dhe rrjeti i punonjësve të s*ksit

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë....