U dhunua nga partneri i të dashurës, ndërron jetë 42-vjeçari Rigels Kaso

Date:

- Advertisement -

Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet pa ndjenja në rrugë pak ditë më parë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ai nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të plagëve të mëdha të marra në trup.

Autori i identifikuar si Bajram Gjeleshi e ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak se kishte kuptuar që Kaso i ngacmonte bashkëjetuesen në rrjetet sociale.

Ai kishte lexuar mesazhe e 42-vjeçarit dhe menjëherë ka ngritur skemën për t’a futur në gracë. Autori duke u shtirur si partnerja e tij, e ka ftuar për t’u takuar pranë pallatit që jetonte në rrugën “Sokrat Miho”. Ashtu siç pritej, Rigels Kaso ka shkuar me idenë se do të gjente gruan që fliste, por aty është përballur me zemërimin e bashkëjetuesit të saj, i cili e dhunoi brutalisht.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, më 15 korrik. Mirëpo, ai është gjetur në orët e para të mëngjesit nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën.

42-vjeçari ndodhej prej ditësh në spitalin e Traumës dhe nuk ka mundur dot të japë versionin e tij të historisë. Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, teksa po punohet për kapjen e tij.

“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal,” thuhej në njoftimin e policisë pak ditë më parë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related