U fotografua me instruktorin e palestrës, ‘shpërthen’ Egli Tako: O Shqipëri e qelbur dhe e prapambetur

Date:

- Advertisement -

Olsi Bylyku dhe Egli Tako ka qenë çifti më i diskutuar gjatë muajve të fundit.

Prej kohësh lart e poshtë po përflitej se ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare, mirëpo asnjë reagim nuk erdhi nga të vetë të zotët e punës, deri pak javë më parë.

Ishte Olsi ai i cili konfirmoi zërat duke thënë se mes tyre gjithçka kishte marrë fund, ndonëse ende i merr malli për njëri-tjetrin.

Por, si duket Egli ka lënë pas historinë me aktorin dhe këngëtarin dhe ka filluar një tjetër romancë. Burime për “IconStyle” bëjnë me dije se ajo po shijon dashurinë e saj të re, madje janë filmuar së bashku edhe në pishina nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Egli Tako u fotografua ditën e djeshme nën shoqërinë e një djali duke kaluar kohë në një nga pishinat në kryeqytet.

Dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe në media u përfol se Egli mund të ketë hedhur pas krahëve historinë me Olsi Bylykun.

Por vetë Egli ka hedhur poshtë zërat në lidhje me këtë raport duke thënë se djalin që shfaqet me të, e ka thjesht shok:

“Po si dreqin jeni kaq të pangopur. Kaq të pacipë dhe të këqinj. Sa e ndaluar qenka të kesh shokë? Sa e ndaluar qenka të kesh në rreth shoqëror një shok të ngushtë? Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që MË DO QEJFI TË MBAJ NË RRETHIN TIM SHOQËROR DHE NDIHEM MIRË QË I KAM PRANË!

Ju ku i keni faktet që vendosni tituj kaq të ulët? Sepse nuk e keni bërë vetëm me mua, por edhe me figura të tjera. Apo mjafton të mbushni faqet me lajme! Po se çfarë shkruani? Se ku janë faktet? Se kush i mban ofendimet? Për këtë s’ju intereson! Uroj që çdo mashkull që keni në jetë, që tek babai juaj, t’jua bëjnë për burrë! Që ta kuptoni sa rëndon/ na lini të lirë të kemi shoqëri, o Shqipëri e qelbur dhe e prapambetur!”

I kujtojmë këngëtares së ‘famshme që ka pushtuar skenat botërore’ se para se të shajë Shqipërinë, duhet të dijë që fama (për të cilën aspiron ajo dhe shoqet e saj) ka një çmim dhe ky çmim është cënim i jetës private, pasi gazetarët nuk janë vetëm për të treguar ‘arritjet e mëdha në karrierë’, janë edhe për të komentuar fotot e tua me meshkuj të ndryshëm në ambientet publike. /Pamfleti

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...