U plagos nga llamarina e një kamioni, humb jetën në Barcelonë i riu shqiptar

Date:

- Advertisement -

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Barcelonë.

I riu Klaudio Mirashi që ishte në Barcelonë javën e kaluar, sapo kishte shoqëruar kushëririn dhe një mikun e tij në aeroport kur gjatë kthimit ndodhi një aksident tragjik dhe ai humbi jetën.

Klaudio po ngiste një mjet tip “Mercedes Class A” kur përgjatë autostradës që lidh aeroportin me qendrën e Barcelonës, një copë llamarine u shkëput nga kamioni që udhëtonte përpara tij, duke thyer xhamin e përparmë dhe duke plagosur 23-vjeçarin në qafë.

Mediat raportojnë se ndihma mjekësore ka mbërritur vonë në vendngjarje. Pasi u dërgua në spitalin e Barcelonës, 23-vjeçari qëndroi në koma deri të dielën kur u deklarua i vdekur truri i tij dhe të hënën u zyrtarizua vdekja.

Në xhamin e përparmë ka mbetur një çarje prej 30 cm e shkaktuar nga llamarina që vrau Klaudion teksa ngiste makinën.

Klaudio Mirashi ishte i njohur në Villorba, Itali ndërsa familja e tij me origjinë nga Shqipëria kishte mbërritur në provincën e Trevisos në vitin 2006, duke gjetur një shtëpi në kufirin midis fshatrave Fontane dhe Carità. Klaudio kishte ndjekur institutin Giorgi në Treviso, duke marrë diplomën trevjeçare. Pas studimeve iu përkushtua pasionit të tij të madh, futbollit, duke luajtur për Villorba, Treviso dhe Chievo derisa një dëmtim i rëndë e detyroi të braktisë ëndrrën për një karrierë në botën e futbollit.

Muajt ​​e fundit ai ishte në kërkim të një pune.

Vdekja e tij ka tronditur rëndë nënën Mimoza, babain e tij Kol dhe motrēn e tij Klaudia. Dje, e premte 7 korrik, arkivoli mbërriti në Itali me një fluturim nga Barcelona në Venecia.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Myrto Uzuni tund sërish rrjetën në Spanjë, i jep avantazhin Granadës

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e dytë në...

VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën...

VIDEO/ Taulant Seferi driblon mbrojtjen kundërshtare, shënon golin e parë në Turqi

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të...