U shkarkua pasi dha intervistë pa lejen e eprorëve, rikthehet në detyrë drejtori i Parkut Divjakë-Karavasta

Date:

- Advertisement -

Ardian Koçi do të rikthehet në postin e drejtorit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta pasi Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, që varet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka anuluar urdhërin për pushimin e tij nga puna.

Koçi, i cili prej 10 vitesh ka drejtuar Parkun Kombëtar u pushua nga puna pas një interviste që ai dha për Zërin e Amerikës, pa marrë leje tek eprorët. Ai tha se pushimi nga puna dhe arsyjeja ishin qesharake pasi shkelja ishte etike dhe nuk përbën faj administrativ për një masë të tillë. Në këtë intervistë televizive Koçi dhe ekspertë të tjerë të mjedisit folën rreth turzimit në Shqipëri dhe promovimit që duhet bërë. Por kjo mesa duket nuk i pëlqeu Ministrisë e cila vendosi ta pushonte nga puna menjëherë.

Pasi lajmi për shkarkimin e tij nga puna bëri bujë të madhe në media, organizatat e mjedisit dhe ekspertët e qytetarët, Ministria ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i saj dhe të rikthejë në detyrë Ardian Koçin. Një drejtues tepër i respektuar dhe i nderuar nga qytetarët e Lushnjes, Divjakës dhe më gjerë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related