Ura ku vdiq Altini, Giulia dhe Egli mbushet me lule e qirinj, miqtë marshojnë me ‘BMW’

Date:

- Advertisement -

Ura në Portogruaro, Itali, ku humbën jetën tre të rinjtë, Altin Hoti, Giulia Di Tillio dhe Egli Gjeci është kthyer në një altar lulesh dhe qirinjsh nga miqtë e tyre.

Ata kanë vendosur emrat e viktimave në urë, foto me fytyrat e buzëqeshura të tyre dhe shumë lule e qirinj. Në vendin e fatkeqësisë, shumë të rinj, rreth të njëzetave, u mblodhën për të kujtuar miqtë që u ndanë nga jeta mëngjesin e 8 Dhjetorit.

Autokolona e BMW-ve, makina e preferuar e Altinit, ndaloi në të djathtë të rrugës për të mos ndërprerë qarkullimin. Zhurma e motorëve përballë urës me lule të vendosura aty në shenjë ngushëllimi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ceromonisë përkujtimore, e cila zgjati rreth dhjetë minuta, iu bashkuan edhe persona nga Portogruaro që po kalonin rastësisht aty.

Altin Hoti, 22 vjeç nga Concordia Sagittaria, është një nga tre të rinjtë që humbën jetën. Në rrjetet sociale ai kishte fotografuar veten me makinën e përfshirë në aksident, të cilën e quajti “panterë e zezë”. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit fatal ka dyshime se shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte makina. I riu ishte i apasionuar pas shpejtësisë dhe policia e kishte ndaluar disa herë për këtë.

Hoti, i cili disa muaj më parë kishte humbur vëllain e tij në një tjetër aksident automobilistik, ishte fans i Paul Walker (i cili gjithashtu humbi jetën në një aksident automobilistik nga shpejtësia e madhe) dhe “Fast & Furios”. Në rrjetet sociale të viktimës ka disa video që tregojnë xhirime gomash dhe gara me BMW. Në një postim, makina është e parkuar pranë një Lamborghini dhe në mur është shkruar: “Nëse një ditë më vret shpejtësia, mos qaj, por buzëqesh”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related