Një histori e trishtë me në qendër një baba të zhdukur prej 20 vitesh ka bërë që e bija e tij të shkruajë në redaksinë e JOQ për ndihmë.
Ajo shkruan se nëna e saj ka humbur kontaktet me të që në vitin 2004, kur i ati Qemal Skora u nis në Greqi nga mali. Asnjë nga familjarët e tij nuk ka dëgjuar më gjë për të që prej atij viti.
Skora është me origjinë nga Elbasani dhe në 5 Mars të vitit që vjen mbush 50 vjeç.
“Esht nisur per ne greqi nga malet dhe mami ka pasur kontakt me ane te telefonit. Nga kjo date e deri tani skemi pasur asgje kontakt apo nje te dhene.
Thjesht duam te dim ku esht si esht a esht gjalle apo vdekur ,dhe skemi kerkuar kaq kohe se normal ishim te vegjel sdinim ku te drejtoheshim por dhe pas kaq shum kohesh serish mendojm se pas nje kohe kaq te gjate zor se do gjejme nje te dhene por shpresa vdes e fundit”,-shkruan e bija për JOQ.