Vdiq pas rrëzimit nga skela, 61-vjeçari shqiptar pronar i një kompanie në Itali

Date:

- Advertisement -

Feti Ismaili, është 61-vjeçari shqiptar që humbi jetën në vendin e punës në Itali.

Shqiptari me profesion pllakaxhi, ndodhej në katin e katërt të një skele në kantierin e një ndërtese në Borghetto, kur për arsye ende të paqarta u rrëzua në tokë nga një lartësi rreth 8-10 metra. Ai po punonte për rinovimin e godinës “Turchese” në via De Amicis, ku operojnë kompani të ndryshme nga Cuneo.

Punonjësit e një supermarketi pranë vendit ku ndodhi ngjarja njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë, por për shkak të rënies dhe plagëve të marra ai ndërroi jetë.

Mjekët ligjor do të kryejnë në ditët në vijim autopsinë e trupit të shqiptarit, i cili ishte rrëzuar edhe njëherë tjetër nga skela. Mjekët nuk përjashtojnë mundësinë që shqiptari të ketë humbur jetën si pasojë e një sëmundje.

Shqiptari ishte pronar i një kompanie private në sektorin e pllakave dhe dyshemeve, e themeluar në Cuneo mbi njëzet vjet më parë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related